Sport 8 Qershor 2023, 15:27

Zinedin Zidan refuzon sërish pankinën e PSG-së, Henri nuk pranon të punojë me Nagelsmanin

Shkruar nga Pamfleti

Zinedin Zidan refuzon sërish pankinën e PSG-së, Henri nuk pranon

PSG është në një moment të vështirë, pasi është në kërkim të një trajneri edhe pse ende nuk është shkarkuar Kristof Galtie. Klubi parisien tashmë ka në plan trajnerin gjerman Julian Nagelsman, për të cilin kishin menduar që ta afronin së bashku me Henrin në staf.

Por, “L’Equipe” bën me dije se ish-sulmuesi i kombëtares së Francës dhe Arsenalit nuk ka pranuar që të jetë pjesë e stafit teknik të Nagelsmanit. Arsyet e refuzimit nuk bëhen të ditura, por natyrisht që për PSG-në është një goditje e madhe që një legjendë e futbollit francez, të refuzojë stolin.

Një tjetër refuzim ka ardhur edhe nga Zinedin Zidan. Al Kelaifi ka kërkuar që ta ketë në krye të stolit, por Zizu pak ditë më parë ka dhënë një përgjigje të qartë, duke refuzuar emërimin e tij në krye të stolit. Alternativa e vetme, mbetet ajo e Nagelsman, megjithatë pa ndihmën e Henri.

julian nagelsman zinedin zidan psg