TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Maj 2023, 22:52

Juventus merr një tjetër “shuplakë”, “Zonja e Vjetër” pëson disfatë përballë Empolit dhe i thotë lamtumirë zonës "Champions”

Shkruar nga Pamfleti

Juventus merr një tjetër “shuplakë”, “Zonja e

Juventus ka marrë “shuplakën” e dytë këtë mbrëmje këtë herë nga Empoli, pas asaj të heqje së pikëve nga Gjykata e Apelit. Ndeshja tepër e rëndësishme për bardhezinjtë u mbyll me një humbje 4-1 duke shënuar një nga ditët më të këqija të klubit në vitet e fundit.

Sikur të mos mjaftonte heqja e 10 pikëve për shkak të problemeve me balancat, bardhezinjtë dështuan keq në Stadio Carlo Castellani (Empoli).

Djemtë e Zanettit shënuan dy herë brenda 20 minutash, duke vendosur sfidën në shinat e duhura. Caputo shndërroi në gol një penallti, ndërsa pak më pas mbrojtësi Luperto bëri sulmuesin duke dyfishuar shifrat.

Pjesa e dytë nisi me malore për torinezët, të cilët pësuan të 3-tin nga Caputo. Edhe pse pa forcë dhe tërësisht pa motiv, “Zonja e Vjetër”  reagoi dhe shkurtoi shifrat me Chiesan. Vendasit thelluan avantazhin me golin e Piccoli në fund.

Me këtë rezultat, Juventus është në vendin e shtatë me 59 pikë dhe 2 javë nga fundi, distanca me zonën Champions është 5 pikë. Ndoshta këtë sezon nuk do mjaftojë as një mrekulli, për t’i dërguar ata në UEFA Champions League.

juventus empoli

Lini një Përgjigje