Kosova20 Prill 2024, 10:08

Nesër votohet për shkarkimin e kryekomunarëve në veri të Kosovës, policia gati për çdo skenar

Shkruar nga Pamfleti
 

Nesër votohet për shkarkimin e kryekomunarëve në veri

Nesër në 4 komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës votohet pro ose kundër largimit të 4 kryetarëve shqiptarë.

Zv.drejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani thotë se deri më tani nuk ka informacion për ndonjë problem, por policia është e përgatitur për çdo rast.

“Nëse do të kemi ndonjë situatë me të cilën duhet të ballafaqohemi, ne jemi të gatshëm. Do të ketë policë shtesë, përveç atyre të parashikuar pranë qendrave të votimit, tha Elshani.

ditmir bushati