Sulmet ruse në Ukrainë, Gjykata Penale Ndërkombëtare nis hetimet për krime lufte - Bota
Bota 2 Mars 2022, 23:52

Sulmet ruse në Ukrainë, Gjykata Penale Ndërkombëtare nis hetimet për krime lufte

Shkruar nga Pamfleti
Sulmet ruse në Ukrainë, Gjykata Penale Ndërkombëtare nis

Sulmet ruse në Ukrainë, Gjykata Penale Ndërkombëtare nis hetimet për krime lufte

Kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare të Hagës ka njoftuar se ka hapur një hetim mbi krimet e luftës që mund të jenë kryer nga Rusia gjatë pushtimit të Ukrainës.

Përmes një reagimi, Karim Khan shkroi se gjatë një “shqyrtimi paraprak të situatës në Ukrainë, Zyra ime kishte gjetur tashmë një bazë të arsyeshme për të besuar se janë kryer krime të cilat janë brenda juridiksionit të Gjykatës për t’u trajtuar, duke identifikuar raste që do të mund të shërbenin si prova”.

Kujtojmë  se, më herët kryeprokurori deklaroi se kishte ndërmend të kërkonte autorizimin nga presidenca e gjykatës për të hapur hetimin, por një referencë nga Mbretëria e Bashkuar dhe 38 vende të tjera në gjykatë, i kërkuan nisjen e menjëhershme të hetimeve.

Bota Gjykata Ndërkombëtare e Hagës konflikti Rusi-Ukrainë