Politike 1 Mars 2024, 21:49

Murrizi paralajmëron arrestime në nivele të larta: Të rrokin në qafë Blinken dhe të flenë me Biden nuk shpëtojnë dot!

Shkruar nga Pamfleti
Murrizi paralajmëron arrestime në nivele të larta: Të rrokin
Myslim Murrizi

Ish-deputeti Myslim Murrizi u shpreh se SPAK ka prokurorë që janë më të fuqishëm se prokurorët e tjerë, edhe pse nuk janë të gjithë të pavaruar.

Ai tha se prokurorët e SPAK nuk mund t’i fshehin dosjet e zyrtarëve të lartë të përfshirë, duke shtuar se nga këto nuk i shpëton as Blinkeni me Bidenin.

Vitin që shkoi e kam thënë se edhe Damiani është një ndër ish-ministrat nën hetim. SPAK ka prokurorë që janë më të fuqishëm se prokurorët e tjerë. A ka prokurorë militantë dhe enveristë aty, sigurisht që ka, por jo të gjithë. Sado që përpiqet Rama që t’i intimidojë, nuk besoj se do të ketë prokurorë, se nuk janë të përjetshëm, pasi kanë bërë gjysmën e rrugën e tyre, dhe nëse nuk do të shkrihet SAPK, aty do të vijnë të tjerë dhe dosjet nuk mbyllet.

Kjo pavarësisht se disa prokurorë kanë rrahur gjoksin se do të mbyllet, kjo nuk ndodh. As për Gjiknurin, as për Krifcën dhe as për Beqjen, apo as për ata që kanë dhënë prona për investitorët strategjik. Jo të rrokin në qafë Blinkenin, por të flenë me Bidenin dhe të hanë darkë me Aleksin nuk besoj se do të shpëtojnë.”-tha Murrizi.

myslim murrizi