Nis mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve, sot zgjidhen tre përfaqësues të rinj në KLGJ (Lista e emrave) - Aktualitet
Aktualitet 9 Tetor 2023, 10:14

Nis mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve, sot zgjidhen tre përfaqësues të rinj në KLGJ (Lista e emrave)

Shkruar nga Pamfleti

Nis mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve, sot zgjidhen tre

Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Republikës të të gjitha shkallëve ka nisur këtë të hënë, për të zgjedhur tre përfaqësues të rinj në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Ata do të zëvendësojnë tre prej anëtarët që iu përfundon mandati, Brikena Ukperaj nga Gjykata e Apelit dhe Dritan Hallunaj e Marçela Shehu nga Shkalla e Parë.

Kandidatët që garojnë dhe që do të votohen nga kolegët janë gjyqtarët Emona Muçi e Irida Kacerja, gjyqtare të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe gjyqtarët Alma Kodraliu, Gentiana Muçaj  e Markelian Koca nga gjykatat e Shkallës së Parë.

Kandidatët do mbajnë fjalim nga tre minuta secili, ndërsa në agjendë do të flasë Naureda Llagami, kreu i KLGJ-së dhe Sokol Sadushi, zëvendëskryetar i Gjykatës së Lartë.

klgj nis mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve