Përplasja fatale e trenave, shpërthejnë protestat e dhunshme në Athinë - Bota
Bota 5 Mars 2023, 14:43

Përplasja fatale e trenave, shpërthejnë protestat e dhunshme në Athinë

Shkruar nga Pamfleti

Përplasja fatale e trenave, shpërthejnë protestat e dhunshme

Përplasja e trenave në Larisa ka shkaktuar kaos në Athinë. Dhjetëra protestues kanë krijuar trazira në kryeqytetin grek, duke shkatërruar vendin dhe duke hedhur molotov në drejtim të policisë. Siç shihet nga pamjet nga zona e Sintagmës, grupe personash me kapuç që ishin në protestë, sulmuan policët e armatosur me bomba molotovi. Po ashtu ata kanë shkatërruar edhe karrige dhe tavolina të lokale që ndodheshin pranë, apo objekte të tjera.

Greqia është kapluar dhe zia pas tragjedisë së rëndë shkaktuar pas përplasjes së dy trenave, ku humbën jetën të paktën 57 persona, mes tyre edhe 4 shqiptarë.

Ndërkohë sot stacionisti i Larisës kërkoipër tragjedinë në Tempi. Shefi i stacionit përballet me akuzën e rëndë të prishjes së sigurisë së transportit, vepër kjo që ndiqet penalisht dhe parashikon dënime nga dhjetë vjet deri në burgim të përjetshëm.

Përplasja fatale e trenave, shpërthejnë protestat e dhunshme

Sakaq “Alpha” thonë se shoferi i trenit dyshohet se u përpoq të kontaktonte drejtorin e stacionit në sekondat e fundit përpara se trenat të përplaseshin në Tempe, por nuk mori asnjë përgjigje.

Shoferi i trenit Intercity 62 pasi ka kuptuar se është futur në krahun e kundërt, ka pyetur: Jam fut në linjë, a jam mirë këtu? Por drejtori i stacionit nuk u përgjigj.

Përplasja fatale e trenave, shpërthejnë protestat e dhunshme

përplasja fatale e trenave