“Një sherif i ri ka ardhur në qytet”, sportisti shqiptar rreh keq kundërshtarin në kampionatin e Hokejit (Video) - Sport
Sport22 Tetor 2022, 18:31

“Një sherif i ri ka ardhur në qytet”, sportisti shqiptar rreh keq kundërshtarin në kampionatin e Hokejit (Video)

Shkruar nga Pamfleti
“Një sherif i ri ka ardhur në qytet”, sportisti shqiptar

“Një sherif i ri ka ardhur në qytet”, sportisti shqiptar rreh keq kundërshtarin në kampionatin e Hokejit (Video)

Hokeji është sporti më popullor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka një rivalitet të madh mes skuadrave.

Në këtë kampionat aktivizohen sportistë të ndryshëm shqiptarë, por që kanë nënshtetësi amerikane ose kanadeze. Një ndër ta është Arbër Xhekaj, i cili luan për skuadrën e famshme kanadeze Montreal Canadiens. 21-vjeçari aktivizohet në mbrojtje dhe është i ashpër ndaj kundërshtarëve. Në ndeshjen e fundit, veprimi i tij ndaj Zak Kasian që aktivizohet me Arizona Kojotes është bërë viral në rrjetet sociale.

ARBER XHEKAJ JUST SENT ZACK KASSIAN TO THE SHADOW REALM pic.twitter.com/WNTb78e375

— Scott Matla (@scottmatla) October 20, 2022

Xhekaj ka qenë i papërmbajtshëm përballë kundërshtarit ku pas një zënke e rrahu keq duke e shtrirë në tokë. “Xhekaj është një lojtar hokej, por ai sjell qendrueshmëri në ekipin tonë. Ai është i aftë të luftojë dhe kjo është pjesë e lojës”, tha trajneri i tij Martin St. Luis. Një nga gazetat e ka cilësuar sportistin shqiptar: “Një sherif i ri ka ardhur në qytet”.

View here: pic.twitter.com/Tr3Ts0xyji

Rate here: https://t.co/YvrhReR61Z

— hockeyfights (@hockeyfights) October 20, 2022

Sport Arbër Xhekaj kampionati i Hokejit sportisti shqiptar