TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Korrik 2026, 08:04

Sot Kuvend, në rend dite raportet e SPAK, KLGJ e KLP; qytetarët protestojnë para Parlamentit

Shkruar nga Pamfleti
Sot Kuvend, në rend dite raportet e SPAK, KLGJ e KLP; qytetarët
Sot seancë plenare, qytetarët protestojnë para Kuvendit

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot seancën e radhës plenare, gjatë së cilës deputetët pritet të shqyrtojnë një sërë projektligjesh, projektrezolutash dhe raporte vjetore të institucioneve kushtetuese dhe atyre të sistemit të drejtësisë.

Seanca do të hapet me miratimin e procesverbalit të mbledhjes së 16 korrikut 2026 dhe njoftimet përkatëse. Më pas, deputetëve do t’u paraqitet Raporti i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2025.

Në rendin e ditës është përfshirë edhe shqyrtimi i projektligjit “Për shoqëritë evropiane të bashkëpunimit (SHEB)”.

Një pjesë e konsiderueshme e seancës do t’i kushtohet diskutimit dhe miratimit të projektrezolutave për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve kryesore të pavarura dhe të drejtësisë gjatë vitit 2025. Mes institucioneve për të cilat do të shqyrtohen projektrezoluta janë:

Avokati i Popullit;
Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ);
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP);
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH);
Prokuroria e Përgjithshme;
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK);
Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD).

Ndërkohë, jashtë ambienteve të Kuvendit është paralajmëruar një protestë qytetare. Organizatorët e rezistencës kanë bërë thirrje për një tubim para Parlamentit, në të njëjtën kohë me zhvillimin e seancës plenare.

Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë, duke theksuar se protesta synon të përcjellë mesazhin e tyre para deputetëve dhe të vijojë rezistencën qytetare të zhvilluar prej shtatë javësh në Tiranë, si shprehje e pakënaqësisë ndaj institucioneve dhe funksionimit të Parlamentit.

Rendi i Ditës: 

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 16.7.2026.

2. Njoftime.

3. Raporti i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2025.

4. Projektligji “Për shoqëritë evropiane të bashkëpunimit (SHЕВ)”.

5. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Avokatit të Popullit për vitin 2025″.

6. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2025”.

7. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2025”

8. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2025″.

9. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2025”.

10. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vitin 2025”

11. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për vitin 2025”.

12. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

kuvend spak raportet klgj

Lini një Përgjigje