TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Nëntor 2025, 07:45

“21 janari” në sitën e SPAK, ish-prokurori Karanxha: Hetimet duheshin kryer nga kryeprokurorja Ina Rama

Shkruar nga Pamfleti

“21 janari” në sitën e SPAK, ish-prokurori Karanxha:

Ish-prokurori Ervin Karanxha, i ftuar në “Ora e Fundit” tha se nuk është ushtruar siç duhet ndjekja penale e zyrtarëve shtetërorë për ngjarjen e 21 janarit 2011.

Në këtë ngjarje u vranë katër qytetarë të pafajshëm, të cilët protestonin para godinës së kryeministrisë.

Ai theksoi se krimi nuk është hetuar siç duhet nga Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë.

“Kjo çështje duhet të ishte hetuar nga Prokuroria e Përgjithshme. Duhej të hetohej. Përgjegjësia bie mbi kryeprokuroren Ina Rama, e cila duhej të kishte marrë përsipër hetimet. Mosushtrimi i ndjekjes penale është shpërdorim detyre. Për 21 janarin nuk u hetuan zyrtarët. Lulzim Basha ishte ministër i Brendshëm, por nuk u pyet për ngjarjen”, tha Karanxha.

Ai shtoi më tej se mund të ketë persona të tjerë, që mund të disponojnë kopje të serverit të kryeministrisë.

“Serveri i Kryeministrisë është riformatuar dhe riformatimi ka qenë i atillë që të dhënat nuk rikuperohen më. Urdhri i dhënë duhet të hetohet. Mund të jetë edhe një person tjetër që e ka kopjen e serverit”, tha prokurori.

“21 janari” spak ish-prokurori karanxha kryeprokurorja ina rama

Lini një Përgjigje