TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Prill 2023, 16:16

Aishe Haklaj në SPAK, Ngjela: Prokurorët kanë frikë, nuk shkojnë dot te Saliu dhe rangjet e larta  

Shkruar nga Pamfleti

Aishe Haklaj në SPAK, Ngjela: Prokurorët kanë frikë, nuk

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se thirrja e Aishe Haklajt nga SPAK është vetëm një procedurë formale që Prokuroria e Posaçme duhet të ndjekë pasi sot është dita e fundit e hetimit.

Sipas tij, pas kallëzimit në 2022, SPAK duhet të niste hetimin, gjë që nuk e ka bërë pasi siç tha, nuk shkon dot te Berisha dhe qarqet e larta.

Pasi është bëtë hetimi, SPAK duhet të nisë hetimin, që ngec se nuk shkon në qarqe të larta. SPAK dështoi, paratë i merr, rrogat i ka të larta, mbrojtjen e ka. Ishte gabim që u formua nga strukturat e vjetra të drejtësisë. Amerikanët duhet të sjellin këtu prokurorë që janë jashtë shtetit. Kreu i ri i SPAK e nisi mirë po u tërhoq, nuk bëhet vetëm ajo punë. Sot ishte dita e fundit e hetimit, e kanë marrë se përndryshe përgjegjësia do ishte e tyre”, tha Ngjela në “Euro News”.

 

ngjela haklaj spak

Lini një Përgjigje