TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Shkurt 2026, 18:18

Ambasadori Fate Velaj takon kryetarin e Tulln-it: Diskutova mbi mundësinë e një partneriteti me Përmetin

Shkruar nga Pamfleti
Ambasadori Fate Velaj takon kryetarin e Tulln-it: Diskutova mbi
Fate Velaj me Peter Eisenschenk

Ambasadori i Shqipërisë në Austri, Fate Velaj, zhvilloi sot një takim me Peter Eisenschenk, kryetar i bashkisë së Tulln-it, qytet i njohur si “Qyteti i Luleve” për shkak të traditës dhe panairit të famshëm të luleve që organizohet aty.

Gjatë takimit u diskutua mundësia e vendosjes së një partneriteti mes Tulln-it dhe Përmetit, i cili në Shqipëri njihet gjithashtu si “Qyteti i Luleve”. Sipas ambasadorit Velaj, dy qytetet ndajnë jo vetëm simbolikën e luleve, por edhe elementë të tjerë natyrorë, pasi Tullnin e përshkon lumi Danub, ndërsa Përmetin lumi Vjosa.

Ambasadori Fate Velaj takon kryetarin e Tulln-it: Diskutova mbi

Kryetari i bashkisë së Tulln-it, Peter Eisenschenk, u shpreh optimist për nisjen e bisedimeve në drejtim të një bashkëpunimi të mundshëm mes dy qyteteve.

Tulln njihet gjithashtu si qyteti i lindjes së piktorit austriak Egon Schiele, një nga figurat më të rëndësishme të artit ekspresionist në Austri.

Sot zhvillova një takim me Peter Eisenschenk, kryetar i bashkisë së Tulln-it, i njohur ndryshe si “Qyteti i Luleve”, pasi këtu zhvillohet edhe panairi i famshëm i luleve. Me të diskutova mbi mundësinë e një partneriteti me Përmetin, që edhe tek ne njihet si “Qyteti i Luleve”. Dy qytetet tona i bashkojnë jo vetëm lulet, por edhe lumenjtë: Tullnin e përshkon Danubi, ndërsa Përmetin Vjosa. Kryetari u shpreh optimist për nisjen e bisedimeve”, shkruan Velaj.

Ambasadori Fate Velaj takon kryetarin e Tulln-it: Diskutova mbi

Lini një Përgjigje