
Gazetari Artan Hoxha është tallur me asfaltin elektoral. Siç ndodh rëndom në vendin tonë kur ka zgjedhje edhe këtë sezon elektoral ka nisur hedhja e asfaltit. Erion Veliaj po arnon çdo rrugë dhe Artan Hoxha ka reaguar në rrjetet sociale.
Si ka qene ajo kënga në kohen e socializmit?!
Të shtunën u fejove,
të dielën u martove,
të hënën në punë shkove…
Ja pra si e solli rasti.
Vërtet janë vonuar 4 apo 8 vite për të shtruar rrugët e lagjeve të qytetit, por kur duan ta bëjnë diçka, nuk i ndalon asgjë ta bëjnë…
Jo po prokurimi, jo po tenderi, jo po afatet e kalimit të fondeve nga buxheti???!!!
Kur do ky qerrata shtet, e bën natën ditë dhe e mbush gropën me zift…
Të shtunën e gërmuan atë pak asfalt të konsumuar që kishte mbetur në rrugë.
Të dielën i shtruan ziftin dhe shtresën e parë të asfaltit.
Të hënën me goditje të përqendruar, u shtrua shtresa e dyte e asfaltit, rrulat e niveluan rrugën për bukuri, madje dhe e vizuan në kohë rekord.…
Po kur paska qene kaq e lehte, pse na keni plasur buzën kaq vite…
Të paktën pa gjë nuk dolëm nga kjo fushate, vërtet duket shume pak një dorë “çokokrem”, po bëreqavers dhe me kaq… Ishallah mban ai dreq asfalti deri fushatën tjetër…
Lini një Përgjigje