Aktualitet13 Shtator 2023, 14:36

Artan Hoxha kujton vdekjen e Kosta Trebickës: Berisha ka frikë se mos i ngrihet nga varri, e vranë për t’i mbyllur gojën

Shkruar nga Pamfleti

Artan Hoxha kujton vdekjen e Kosta Trebickës: Berisha ka frikë se mos

Gazetari Artan Hoxha ka kujtuar vdekjen e Kosta Trebickës. Më 12 shtator të vitit 2008, dëshmitari kryesor i tragjedisë së Gërdecit u gjet i pajetë në Voskopojë. Autoritet thanë se ishte aksident, por të gjithë e dinë se ai u eliminua që të mos tregonte të vërtetën e demontimit të armëve. Edhe Hoxha është në të njëjtën linjë, ku deklaron se Berisha nuk e kujton kurrë vdekjen e Trebickës.

Postimi i plotë

Pse e harrojnë Kosta Trebicken?!

Nuk guxojnë as t’ia përmendin emrin se mos bën vaki dhe çohet nga varri.

Aq shume frikë e kanë. Nuk guxon ta përmendë ish-kryeministri në detyre Sali Berisha, sot shef i opozitës, sepse Kosta u tregoi shqiptareve sesa thelle kishte shkuar korrupsioni në qeverinë e tij, sa nuk kursente as jetët e tyre për t’u pasuruar.

Nuk guxon t’ia përmend emrin as ish-shefi i opozitës Edi Rama, sot kryeministri në detyrë, që përfitoi aq shume nga denoncimi i Kostës dhe i premtoi mbrojtje politike.

Prita më kot dje, që në 15 vjetorin e vdekjes (vrasjes) “aksidentale” të Kosta Trebickës, dikush nga ATA lart t’ia kujtonte emrin, qofte dhe për të përfituar politikisht.

Por jo. Askush nuk e beri atë “gabim”.

Emri i Kosta Trebickës u kall datën. U kujton duart e zhytura ne korrupsion.

U kujton se si i varrosen jetët e fëmijëve dhe shqiptarëve të varfër pa piken e mëshirës, vetëm e vetem per t’u pasuruar.

U kujton malet me prova dhe fakte të groposura bashke me viktimat, që denoncojnë krimet dhe masakrat barbare të kësaj kaste politike ndaj popullit te vet.

Pikërisht për këtë fakt, Kosta Trebicka, meriton të ndërrohet, si dëshmori që denoncoi korrupsionin qeveritaro-politik.

Me 12 shtator 2008, humbi jetën (u vra) në rrethana misterioze Kosta Trebicka, biznesmeni që bëri ripaketimin e municioneve prodhim kinez të Ushtrisë Shqiptarë, të cilat iu shiten ushtrisë afgane nëpërmjet një tenderi prej 300 milionë dollarësh të Pentagonit.

Dëshmitari kyç i skandalit te Gërdecit, njeriu që denoncoi korrupsionin qeveritar. Që tregoi lidhjen kriminale te qeverise Berisha, familjes se tij, institucioneve shtetërore dhe një grupi biznesmenësh klientë të preferuar.

15 vite më pare, më 12 shtator 2008, kufoma e Kosta Trebickes u gjet e hedhur në një rrugë rurale në periferi të Voskopojës, në rrethana që nuk u hetuan kurrë në mënyrë shtërruese.

Njeriu që tentoi të luante “te penduarin”, pasi kishte qenë dhe vetë, pjesë e trafikut të municioneve të ushtrisë shqiptarë, heshti për gjithmonë, duke marrë me vetë gjithë sekretet që në ndoshta nuk do t’i mesojmë kurrë.

Në të vërtetë, Kosta Trebicka është viktima e 27 e tragjedisë se Gërdecit, te cilin nuk e vrau shpërthimi i madh i barutit ne depot e demontimit, por e vrau shpërthimi i skandalit te madh te qeverise Berisha…

Sot është fiks dita për të kujtuar ata qe thane te vërteten, dhe per te mos i harruar kurrë, ata qe e varrosen te vërteten…

Harresa e djeshme eshte me e dhimbshme se vet vdekja tragjike e Kostes.

Edhe pse kane kaluar 15 vite nga ajo ngjarje tragjike, eshtrat e Kostes mund te jene tretur, por frika prej emrit te tij dhe asaj qe ai denoncoi, nuk u ka dale ende…

trebicka vdekje berisha