Aktualitet22 Shkurt 2024, 22:32

Debati për Amnistinë Penale, Çani: Basha u tregua lojtar, u fut në pazare me Ramën

Shkruar nga Pamfleti

Debati për Amnistinë Penale, Çani: Basha u tregua lojtar, u fut

Partia Socialiste është tërhequr sot nga votimi në Parlament për projektligji për Amnistinë Penale.

Gjatë ditëve të fundit, përplasja mes mazhorancës dhe opozitës ka ardhur për shkak të një amendamenti që përfshihet ulje dënimi edhe për persona të dënuar nga GJKKO për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Gazetari Arjan Çani tha në për “Euronews Albania” se Lulzim Basha u tregua lojtar duke u futur në pazar me kryeministri Rama për amnistinë.

“Basha u bë lojtar, mbajti të njëjtin diskur që mbajnë kundërshtarët e tij brenda partisë, por shtoi… në një farë mënyrë filloi pazarin Basha. E dëgjuat çfarë tha, ka me dhjetëra të burgosur nga mitingjet, pra o do bëhet për të gjithë o s’do bëhet për asnjë. Basha në një farë mënyre hodhi edhe ai një zar sot, filloi loja. Problemi është, ama a do pranojë, e ka jetike ai këtë amnisti aq sa t’i lëshojë Bashës”, tha Çani.