Aktualitet22 Shkurt 2024, 22:09

“Burgu është ofertë korrupsioni”, Karamuço: Njerëzit rrinë 5-7 muaj në paraburgim, pa u marrë në pyetje dhe inkriminohen

Shkruar nga Pamfleti

“Burgu është ofertë korrupsioni”, Karamuço:

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço është shprehur se burgu është një ofertë korrupsioni, një vend ku një person fare thjesht mund të kthehet në kontigjent kriminal.

I ftuar në “Top Story”, Karamuço, tha se ka raste kur personat rrinë në paraburgim 5-7 muaj pa u ndërmarrë asnjë veprim hetimor ndaj tyre.

Burgu është ofertë korrupsioni sepse burgun ai e vuan, familja e tij e vuan. Dhe çfarë ndodh? Ata do të mundohen të paguajnë sa më shumë për ta nxjerrë nga burgu. Burgu është një ofertë që ti të inkriminohesh, pasi kur ti fut në burg atë 5 muaj nuk shkon njeri ta pyesi. Nuk ka nisur ende procesi hetimor. Oficeri i policisë gjyqësore duhet të shkojë ta pyes. Ka pasur edhe 7 muaj që një person rri në burg pa asnjë veprim. Në momentin që ti burgos një person shteti ka dështuar sepse po e fute brenda e bën kontingjent, rehabilitimi ka dështuar. Punë jashtë nuk ka, punë brenda vetëm artistike. Ti atë po e bën kontingjent”, tha ai.

karamuço