
Prej më shumë se 3 muajsh vijon debati sa i takon Fredi Belerit. Sot ai u la sërish në burg, ndërsa Athina vijon me retorikën e saj.
Gazetari Elton Qyno u shpreh se kandidatura e Belerit ka qenë e imponuar nga qarqet greke dhe nga PBDNJ.
“Edhe vetë të dyja subjektet politike që mbështesin Belerin në mungesë të mbështetjes në procesin gjyqësor, le të kuptohet se kandidatura e tij ka qenë e imponuar nga qarqet greke dhe nga PBDNJ. Berisha e ka mbështetur publikisht, ndërsa Meta e ka mbrojtur më butë.
Në seancat gjyqësore, të dyja forcat politike kanë hequr dorë dhe ia kanë lënë çështjen drejtësisë. Të dyja partitë që e mbështetën morën një lloj regresi sa i takon opinionit publik për Belerin sepse edhe Rama me këtë kartë i sulmoi”, tha ai në një emision.