Kosova 6 Dhjetor 2023, 19:51

Çdo i dënuar qëndron në dhomë më vete/ Flet drejtori i burgut të sigurisë së lartë ku u dërgua Naim Murseli, tregon detaje nga ‘jeta’ në qeli

Shkruar nga Pamfleti

Çdo i dënuar qëndron në dhomë më vete/ Flet

Tre autorët e vrasjes tragjike të Liridona Murselit janë vendosur në një burg të sigurisë së lartë.

Drejtori i Burgjeve në Kosovë, Ismail Dibrani ka deklaruar se ende nuk është kategorizuar rasti dhe se të arrestuarit për rastin nuk po trajtohen ndryshe nga të tjerët.

Natyrisht deri më tani ata po trajtohen si të gjithë personat e tjerë. Nuk ka asnjë dallim”, deklaroi Dibrani në RTV Dukagjini.

Gjykata Themelore në Prishtinë, tre të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt u ka caktuar nga një muaj paraburgim.

Burgu i Sigurisë së Lartë është institucion i nivelit të lartë të sigurisë, më standarde Evropiane, është i shtrirë në një hapësire prei 11 hektarësh i përbërë nga sektorë të ndryshëm, ku pjesa e jashtme përbëhet nga objektet e Administratës, kurse në pjesën e brendshme janë te vendosur 3 Pavijone objekti i Vizitave, Kuzhina, Lavanteria, Punëtoritë etj. Kapaciteti  është 390 shtretër ku secili i dënuar është i vendosur veç në një dhomë e cila një hapësirë rreth 9 metër katrorë.

Liridona Ademaj, 30-vjeçare, është vrarë të mërkurën, më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Fillimisht, Policia e Kosovës, e ka raportuar rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”. Dy ditë më vonë, më 1 dhjetor, Policia ka njoftuar për arrestimin e tre personave, në mesin e të cilëve ishte edhe bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli.