Kosova 6 Dhjetor 2023, 19:23

Vrasja e Liridona Murselit, Osmani: Krim monstruoz, autorët të marrin dënimin e merituar

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Liridona Murselit, Osmani: Krim monstruoz, autorët të marrin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për krimin që tronditi mbarë opinionin publik, vrasja e 33-vjeçares, Liridona Murseli në Kosovë. Ajo e cilësoi një krim monstruoz, ndërsa thekson se duhet të marrë dënimin e merituar.

Presidentja u shpreh në konferencën për Integritetin e Informacionit se kjo ngjarje tragjike duhet të shërbejë si një thirrje për zgjimin e ndërgjegjes kolektive dhe një ndryshim në mënyrën se si shoqëria dhe sistemi i drejtësisë përballen me dhunën ndaj grave.

“Duhet të luftojmë me ngulm mosnormalizimin e dhunës. Kjo është sfidë e gjithë shoqërisë. Janë identifikuar një sërë mungesash në mënyrën sesi funksion zinxhiri i institucioneve… është esenciale që dënimet e institucioneve tona të drejtësisë mos të jenë të tilla që të inkurajojnë dhunuesit”, theksoi Osmani.

Në konferencën ishte i pranishëm edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili theksoi urgjencën e adresimit të fenomenit të femicidit, jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë.

vjosa osmani vrasja e liridona murselit naim murseli