TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Gusht 2025, 10:15

Dosja "Partizani", Romeo Kara: Berisha do të dënohet brenda 1 viti

Shkruar nga Pamfleti

Dosja "Partizani", Romeo Kara: Berisha do të dënohet brenda

Avokati Romeo Kara ka folur për çështjen e aferës “Partizani”. Sipas tij, drejtësia do të jetë efektive dhe se do të ketë një vendim për ish-kryeministrin Sali Berisha. 

Kara shtoi se brenda 1 viti do të kemi një vendim nga shkalla e parë pavërësisht se pala mbrojtëse do të mundohet të përfitojnë kohë sa më shumë. 

“Kemi një grup me tre gjyqtare. Dhe Besoj brenda 12 muaj do të kemi një vendim nga shkalla e parë pavërësisht se pala mbrojtëse do të mundohet të përfitojnë kohë sa më shumë. Besoj se drejtësia do të jetë efektive përballë një prej eksponentëve më negativ të politikës shqiptare.

Zhurma që bëhet para SPAK dhe gjykatës është shumë e vogël dhe i papërfillshëm në krahasim me ata që presin drejtësinë”, tha ai për “Abc News”. 

Avokati u shpreh gjithashtu se Berisha nuk ka dhënë dëshmi para gjykatës në lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit. Kara thotë se kreu i PD nuk ka më as fuqi që të mbrojë  bashkëpunëtorët e tij dhe se është diskretituar politikisht. 

“Nuk ka më mbështetje në faktorin ndërkombëtarë, ai europian dhe euroatlantike. Ai e di se ky proces nuk do të jetë i vetmi dhe do të vazhdojë edhe më tej”, përfundoi Kara. 

Lini një Përgjigje