Aktualitet13 Prill 2024, 18:40

Drejtori i ‘Bankers’ 1 mln euro rrogë vetes, për 20 vjet 4 mld euro të ardhura dhe zero taksa; disa të dhëna për vjedhjen e shekullit

Shkruar nga Pamfleti
Drejtori i ‘Bankers’ 1 mln euro rrogë vetes, për 20 vjet 4
Huanqin Xiau

Administrator aktual i Bankers Petroleum është kinezi Huanqin Xiau, dora e zezë që manipulon çdo vit shpenzimet e kompanisë për të mos paguar taksa. Huanqin Xiau i ka vendosur vetes një pagë rreth 1 milionë euro në vit.

Vjedhja më e madhe e pasurisë së përbashkët të shqiptarëve, me shumë gjasa që nga Epoka Romake, mban emrin Bankers Petroleum Albania.

Të dhënat zyrtare tregojnë se zhvatja e pasurisë nëntokësore të Shqipërisë nga kompania Bankers tejkalon të gjitha aferat së bashku në historinë e pluralizimit shqiptar (shkatërrimi i fabrikave, vjedhja e floririt, shitja e hidrocentraleve, privatizimet, CEZ, ARMO, pullat fiskale, markimi i karburanteve, tjetërsimi i pronave të ushtrisë, koncesionet në shëndetësi, inceneratorët, ish Hotel Dajti, vjedhja e lekëve të përdorur në Bankën e Shqipërisë etj.)

Zhvatja e pasurisë nëntokësore shqiptare është bërë në bashkëpunim me të gjitha qeveritë nga viti 2004 deri në vitin 2024, duke blerë prokurorë dhe gjyqtarë, media, shoqata, qeveritë dhe çdo faktor tjetër të mundshëm.

Që nga viti 2004, kompania Bankers ka hapur rreth 1 mijë puse të rinj nafte në zonën e Patoz-Marinëz. Për 20 vite, Bankes ka prodhuar rreth 13 milionë ton naftë.

Të ardhurat e kompanisë nga prodhimi i naftës janë mbi 4 miliardë Euro, gati sa buxheti vjetor i Shqipërisë.

Gjatë 20 viteve, kompania Bankers Petroleum Albania ka paguar zero tatim mbi fitimin në buxhetin e shtetit shqiptar.

Marrëveshja parashikon që Bankers Petroleum Albania është e detyruar që të paguajë çdo vit tatim mbi fitimin, në masën 50 % të fitimit.

Bankers Petroleum ka manipuluar çdo vit shpenzimet, duke sajuar dhe fryrë shpenzimet. Pas 20 vitesh shpenzimet e Bankes tejkalojnë të ardhurat.

Duke rritur fiktivisht shpenzimet, kompania ka shmangur derdhjen në buxhetin e shtetit të tatimit mbi fitimin.

Tek shpenzimet futen rrogat marramendëse të kupolës së kompanisë grabiqare, korruptimi i Albpetrol, i AKBN-së, i qeveritarëve, i deputetëve, i gjyqtarëve, prokurorëve etj.

Fakti më i rëndë është se asnjë politikan as nga opozita nuk flet për vjedhjen e pasurisë nëntokësore shqiptare. Të gjithë heshtin. Kur PS-ja ishte në opozitë, për 8 vite me radhë fliste për grabitjen nga Bankers.

Sapo PS-ja erdhi në pushtet, nuk reagoi më. Prokuroria dhe SPAK gjithashtu heshtin. Qeveria nuk pipëtin. Shqiptarët vijojnë ta blejnë naftën me 2 USD litrin, edhe pse ecin mbi naftën që u vidhet.

Drejtori i Bankes 1 milionë euro rrogë vetes

Administrator aktual i Bankers Petroleum është kinezi Huanqin Xiau, dora e zezë që manipulon çdo vit shpenzimet e kompanisë për të mos paguar taksa. Huanqin Xiau i ka vendosur vetes një pagë rreth 1 milionë euro në vit.

Drejtori i ‘Bankers’ 1 mln euro rrogë vetes, për 20 vjet 4
Qing Fang

Më parë drejtor ka qenë Qing Fang. Në vend që të arrestohej për krim ekonomik me pasoja katastrofike për shtetin shqiptar, Qing Fang fliste për përhapjen e dijeve dhe kulturës kineze në Shqipëri, sidomos për mësimin e gjuhës kineze.

Para Qing Fang, administrator ka qenë Xingyun Sun, i cili ka ndjekur të njëjtën praktikë, duke fryrë shpenzimet dhe shmangur pagesat në buxhetin e shtetit shqiptar.

Drejtori i ‘Bankers’ 1 mln euro rrogë vetes, për 20 vjet 4
Xingyun Sun

Para vitit 2018, administratorë kanë qenë Suneel Krishan Gupta, Leonidha Cobo dhe Richard Ferguson. I vetmi administrator shqiptar ka qenë Leonidha Cobo, i akuzuar nga vetë Bankers për vjedhje miliona euro, për të mbuluar vjedhje të tjera.

Pas Bankers Petroleum Albania qëndrojnë disa kompani, por fundi i tyre është në Kinë. Kompania mëmë përfundimtare eshte Charter Power Investment Limited, në pronesi të GEO-JADE PETROLEUM CORPORATION, me seli në Kinë.

Nuk dihet se kush janë pronarët fundorë. Por, nuk ka dyshim se cilido kinez të jetë, nuk mund të bëjë rrush e kumbulla pasurinë nëntokësore shqiptare, pa bashkëpunimin me pushtetarët tanë të korruptuar.

Bankers ka vjedhur dhe po vjedh miliarda euro, por plaçkën e vjedhur e ndan me ministra dhe ish ministra, drejtorë, prokurorë, gjyqtarë etj.

Gjoba 100 milionë euro

Gjykata e Lartë konfirmoi një gjobë me vlerë 80 milionë euro ndaj Bankers, ku bashkë me detyrime të tjera shkon në 100 milionë euro, për abuzime dhe mashtrime.

Bankers bleu me para gjyqtarët e shkallës së parë dhe të Apelit, duke rrëzuar gjobën, por Gjykatën e Lartë, çështë e vërteta, nuk e bleu dot.

Por, ja që doli ish ministrja Anila Denaj që bllokoi ekzekutimin e gjobës. Nuk mjaftojnë mbi 4 miliardë euro të ardhura zero taksa, por Bankers as gjobën 100 milionë euro nuk do ta paguajë. /Prapaskena