Aktualitet13 Prill 2024, 17:33

“Ndërhyrjet në TIMS, për të ndihmuar grupet kriminale”, Salianji: PS ka tentuar të bllokojë Komisionin

Shkruar nga Pamfleti

“Ndërhyrjet në TIMS, për të ndihmuar grupet

Deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh drejtuesi i Komisionit Hetimor për sistemin TIMS, Ervin Salianji, tha se opozita pretendon se në sistemin TIMS mund të ketë ndërhyrje edhe për të ndihmuar grupet kriminale.

Sipas Salianjit, mazhoranca ka tentuar të bllokojë punën e Komisionit Hetimor, por sipas tij ky Komision do të nxjerrë të palarat e ndërhyrjet në sistemin TIMS.

“PS ka tendenca që të bëhet barrikadë, për të mbrojtur njerëz, ka tentuar të bllokojë kërkesat për informacion. Kemi pretendime për shitje të të dhënave të TIMS. Komisioni Hetimor për TIMS mund të thërrasë dhe persona që janë në arrest shtëpie. Ervin Muça është një personazh problematik. Muça nuk ka pasur certifikatë personale, ishte siç thotë populli “shih e shkruaj”.

Sesi mund ta vendosësh atë personazh në krye të IT të Policisë së Shtetit, unë nuk e di. Ky person është në hetim nga Prokuroria e Tiranës. Jam i bindur se Komisioni Hetimor do të nxjerrë të tjera të palara. Në fokus të Komisionit Hetimor do jetë mënyra sesi Muça është emëruar. Ne pretendojmë se ka ndërhyrje për të ndihmuar grupet kriminale”, deklaroi Salianji duke folur në News 24.

ervin salianji tims komisioni hetimor