TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Gusht 2025, 17:30

Dyshohet se pësoi arrest kardiak, polica jep informacion zyrtar për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit

Shkruar nga Pamfleti

Dyshohet se pësoi arrest kardiak, polica jep informacion zyrtar për

Policia ka reaguar zyrtarisht për ndarjen nga jeta të gazetarit Artur Zheji. Sipas policisë ai ka qenë duke drekuar në restorant dhe nuk është ndier mirë. Më pas është transportuar për në spital, por ka mbërritur pa shenja jete. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e ngjarjes.

"Sot, rreth orës 16:10, në afërsi të rrugës “Butrinti”, shtetasi A. Zh., 63 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në një restorant dhe gjatë transportit drejt spitalit me autoambulancë, ka ndërruar jetë. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit", shprehet policia e Sarandës.

Ai ndodhej me pushime në Sarandë dhe në momentin e ngjarjes tragjike ka qenë në restorant duke ngrënë drekë me bashkëshorten dhe djalin e tij 22-vjeçar, i cili sot festonte datëlindjen.

Gjatë drekës Arturi nuk është ndierë mirë dhe është lajmëruar ambulanca. Ai ka mbërritur në spitalin e Sarandës pa shenja jete, duke lënë pas bashkëshorten, djalin dhe vajzën 19-vjeçe.

 

Lini një Përgjigje