TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Maj 2025, 08:24

F1 në Elbasan, qeveria Rama jep vendimin për shpronësimin e pronarëve

Shkruar nga Pamfleti
F1 në Elbasan, qeveria Rama jep vendimin për shpronësimin e
Edi Rama

Qeveria Shqiptare ka miratuar një vendim të rëndësishëm për realizimin e projektit të pistës së Formula 1 në Elbasan.

Në kuadër të këtij projekti ambicioz, do të shpronësohen pronarët e pasurisë që preket nga ndërtimi i “Auto – Moto Park”. Vlera e shpronësimeve është përcaktuar në rreth 3.5 miliardë lekë të vjetra, ndërsa afati përfundimtar i shpronësimit është brenda 3 muajve.

Vendimi është marrë pas një propozimi të Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe ka për qëllim që të hapen mundësitë për realizimin e një piste moderne për garat e makinave. Përmes këtij projekti, Shqipëria synon të bëhet vendi i parë në histori që do të pranojë Formula 1 pa pasur parametrat ekonomikë të nevojshëm për këtë lloj ngjarjeje.

Sipas vendimit të miratuar, pronarët e pasurisë së prekur nga ky projekt do të kompensohen në vlerë të plotë për pasurinë e tyre, dhe procedurat e shpronësimit do të mbikëqyren nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor. Ky projekt pritet të sjellë përfitime të mëdha për zhvillimin e infrastrukturës dhe ekonomisë në rajon, duke e pozicionuar Shqipërinë si një destinacion të mundshëm për gara ndërkombëtare të automjeteve.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare” dhe afatet për realizimin e tij do të varen nga përfundimi i procedurave të shpronësimit dhe regjistrimit të pasurisë së shpronësuar në favor të shtetit.

f1 në elbasan

Lini një Përgjigje