
Pas orëve kritike në fshatrat Navaricë dhe Livinë, ku rreziku për banesat u shmang falë ndërhyrjes së forcave tokësore dhe ajrore, situata mbetet e rëndë në zona të tjera të Bashkisë Finiq.
Raportohet se zjarri është zhvendosur me shpejtësi, duke rrethuar fshatrat Velahovë, Krongj dhe Dhrovjan, ndërsa era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve.
Autoritetet kanë dërguar forca shtesë për të ndaluar avancimin e zjarrit dhe për të mbrojtur banesat e zonës. Banorët janë në gatishmëri të lartë, ndërsa disa prej tyre kanë nisur të evakuohen vullnetarisht për të shmangur rrezikun.
Nëse kushtet meteorologjike nuk përmirësohen, ekziston frika që flakët të afrohen më shumë drejt zonave të banuara, duke shtuar presionin mbi ekipet e emergjencës dhe banorët e fshatrave të rrezikuara.
Lini një Përgjigje