TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Korrik 2025, 20:56

Furtuna në Bashkinë e Vlorës pas ultimatumit të Ramës, Dredha hap konkurs për vendet vakante

Shkruar nga Pamfleti

Furtuna në Bashkinë e Vlorës pas ultimatumit të Ramës,

Kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, ka publikuar zyrtarisht listën e vendeve vakante për pozicionet drejtuese brenda institucionit, pas furtunës që shkaktoi Edi Rama.

Një numër i madh drejtorësh dorëzuan dorëheqjet, ndërsa ka nisur puna për plotësimin e vendeve vakte. Mësohet se procesi do të jetë i ndarë me faza, pasi disa drejtorë do të jenë në detyrë derisa të zëvendësohen.

Kjo mënyrë menaxhimi ka për qëllim të shmangë çdo ndërprerje funksionale në punën e përditshme të administratës lokale dhe të garantojë vijueshmërinë e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Procesi pritet të përfundojë plotësisht deri më 15 korrik, ndërsa pozicionet e shpallura do të ndiqen me procedurat përkatëse të përzgjedhjes së drejtuesve të rinj. Bashkia Vlorë njofton se synon një organizim më efikas dhe një administratë funksionale në përputhje me standardet e kërkuara.

Vendet vakante

• Drejtor në Drejtorinë e Projekteve të Huaja, Integrimit Europian dhe Diasporës

• Drejtor në Drejtorinë e Auditimit të Brendshëm

• Drejtor në Drejtorinë e Protokoll-Arkivës

• Kryeinspektor në Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit

• Drejtor në Policinë Bashkiake

• Drejtor në Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike

• Drejtor në Ndërmarrjen e Gjelbërimit

• Drejtor në Ndërmarrjen e Pastrimit

• Drejtor në Drejtorinë e Mbrojtjes Civile)

• Drejtor në Qendrën Kulturore të Fëmijëve

• Drejtor në Shtëpinë e Foshnjes

• Drejtor në Teatrin “Petro Marko”

Lini një Përgjigje