TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Korrik 2025, 20:10

Pas pullave fiskale, “ALBTrace Co” merr në dorë edhe kanabisin; dalin sërish në skenë arabët dhe SICPA

Shkruar nga Pamfleti

Pas pullave fiskale, “ALBTrace Co” merr në dorë edhe

Pas një kontrate 13-vjeçare monopol dhe miliona euro të përfituara, SICPA, e dëbuar nga Zvicra për mashtrim dhe korrupsion, hyn sërish në tregun shqiptar përmes një kompanie arabe...

Qeveria ka përcaktuar sot kompaninë e cila do të merret me shenjimin dhe gjurmueshmërinë e bimës së cannabis-it në Shqipëri.

Sipas vendimit të miratuar në mbledhjen e  sotme, autoriteti i caktuar për këtë proces është shoqëria “ALBTrace Co”, sh.a.

Autoriteti i autorizuar për realizimin e shenjimit dhe gjurmueshmërisë, sipas ligjit nr.61/2023, “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”, është shoqëria “ALBTrace Co”, sh.a. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it dhe shoqëria “ALBTrace Co”, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare””, shprehet qeveria.

Por kush është ALBTrace Co”, sh.a? Ajo është kompania e cila ka marr koncesionin e pullave fiskale. Në dokumentet e dorëzuara në qendrën kombëtare të biznesit ALBTrace CO është një shoqëri me kapital të përbashkët ku 51% e aksioneve zotërohen nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë dhe 49% e aksioneve nga shoqëria e regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe, O&S Security and Solutions LLP.  

Por ajo çfarë vihet re në dokumentet e dorëzuara është se vetë shoqëria arabe zotërohet në masën 40% nga SICPA Middle East Investments Holding LTD, shoqëri kjo e krijuar nga ish-koncesionari i pullave fiskale që ka operuar deri në vitin e kaluar në Shqipëri, ndërsa pjesa tjetër 60% nga Oumulat Security Printing LLC, filial i Bankës Qendrore të Arabisë Saudite.

Pra SICPA, edhe pse u largua nga koncesioni i pullave fiskale, u rikthye aty përmes lidhjeve të fshehta. Por si duket qeveria tani do i japë në dorë edhe kanabisin mjekësor.

Lini një Përgjigje