TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Korrik 2025, 15:53

SPAK në “gjunjë” para Pëllumb Salillarit; 5 kallëzime të ngurosura prej vitesh

Shkruar nga Pamfleti

 SPAK në “gjunjë” para Pëllumb Salillarit; 5

Ndërtuesi që mburret me lidhjet politike, i kallëzuar për mashtrime, pastrim parash, tjetërsime pronash, ndërtime pa leje e shkatërrim monumentesh, por nuk është thirrur kurrë nga drejtësia...

Më 22 qershor 2022, SPAK thirri 200 burra nga fshati Kozarë i Kuçovës, për të dhënë dëshmi lidhur me të pandehurin Bektash Shtëpenja, kombanier në atë fshat, i akuzuar për evazion fiskal në korrjen e grurit. Një rast grotesk krahasuar me heshtjen që mbulon Pëllumb Salillarin.

Ndaj oligarkut të njohur, Salillari, janë depozituar pesë kallëzime penale që mbulojnë krime financiare, mashtrime me projektet e infrastrukturës, vjedhje fondesh publike, ndërtime pa leje, shkatërrim mjedisor dhe manipulim pronash me koncesione fiktive. Por asnjë prej tyre nuk ka çuar në hetim penal, ndonëse faktet dhe provat janë të shumta.

8 janar 2021 – KLSH kallëzon Salillarin për rrugën Borsh-Sarandë, e cila u shemb pesë muaj pas ndërtimit. Dëmi: 14 milionë euro.

21 janar 2021 – Nis hetim kryesisht për rrugën Çorovodë-Përmet: rruga u ça në 5 km gjatësi tre muaj pas ndërtimit. Vjedhja: 12 milionë euro me raport teknik të falsifikuar.

Shtator 2022 – Kallëzohet për shkatërrimin e Urës së Zogut përmes nxjerrjes së rërës pa leje në lumin Mat. Kostoja e riparimit: 1.5 milionë euro nga fondet publike.

Gusht 2021 – Banorët e fshatit Lumas kallëzojnë Salillarin për shkatërrim tokash, vjedhje në tenderin 1.6 milionë euro të ujësjellësit dhe ushtrim dhune.

9 shtator 2022 – IKMT sekuestron pallat në Tiranë, ndërtuar me 1200 m2 pa leje. Gjykata lë në fuqi sekuestron.

Përveç këtyre, Salillari ka lidhje të dyshimta me koncesione si ai i parkut fotovoltaik në Levan (fshehur me emrin e kunatit), apo me tjetër kompani fantazmë që mori portin tregtar të Vlorës dhe ia kaloi sërish kunatit të tij.

SPAK hesht. Nuk ka hetim, nuk ka procedim, nuk ka hetuesi. Përballë drejtësisë, Pëllumb Salillari është i paprekshëm. Sepse paraja e lidhur me pushtetin ka më shumë peshë se ligji./Pamfleti

pëllumb salillari spak 5 kallëzime të ngurosura

Lini një Përgjigje