Aktualitet22 Shkurt 2024, 11:30

"Hetimet ndaj Ilir Beqajt zgjerohen deri në Poloni", Klodiana Lala tregon çfarë gjeti SPAK në zyrën e ish-ministrit

Shkruar nga Pamfleti
"Hetimet ndaj Ilir Beqajt zgjerohen deri në Poloni", Klodiana
Klodiana Lala

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala u shpreh se hetimet për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, kanë shkuar deri në Poloni, aty ku mendohet se janë transferuar para.

E ftuar për të folur për krimin kibernetik si dhe për dosjet e nxehta të SPAK në lidhje me politikanët, Lala dha detaje në lidhje me hetimet që Prokuroria e Posaçme ka nisur për Ilir Beqajn.

Zhvillime të qenësishme dhe rëndësishme për ish ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili u duk sikur shpëtoi përfundimisht nga Koncesioni i Sterilizimit, por ka një hetim të ri për abuzimet me fondet e agjencisë SASPAC që ai drejtonte. SASPAC është agjencia që koordinonte ndihmat, apo fondet e huaja që vinin nga jashtë vendit dhe që ka dyshime të forta sipas SPAK, jo vetëm për abuzime, por edhe lidhje klienteliste me kompani farmaceutike, por edhe për fshehjen e pasurisë.

Hetimet në këtë drejtim janë duke ecur në mënyrë të vrullshme, por ka pasur të dhëna të reja dhe kam informacione se në zyrën e SASPAC në zyrën e Beqajt janë gjetur dosje, që nuk kishin të bënin fare me SASPAC, por dosje që kishin të bënin me kohën kur Beqaj drejtonte ministrinë e Shëndetësisë. Unë e pyeta Z. Beqaj përse i mbante ato dosje në zyrën e tij dhe ai tha se “janë dosjet të mia”, por nuk dha shpjegime se pse ato dosje që duhet të ishin në arkivën e ministrisë së Shëndetësisë janë në zyrën e tij.

Në këtë aspekt janë duke u parë shumë dosje, jo vetëm të kohës që ka drejtuar SASPAC, por edhe kur drejtoi Ministrinë e Shëndetësisë, lidhjet klienteliste, favorizimet me kompanitë të ndryshme dhe mënyrën si kanë devijuar paratë dhe hetimi ka shkuar deri në Poloni, aty ku mendohet se janë transferuar para dhe po priten detaje prej andej”, tha Lala për “Breaking”.

 

klodiana lala ilir beqaj