TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Tetor 2023, 12:11

I biri humbi jetën pasi mori mjekim nga dentisti, zbardhet deklarata e babait të 3-vjeçarit në polici: I bëri anestezi totale!

Shkruar nga Pamfleti

I biri humbi jetën pasi mori mjekim nga dentisti, zbardhet deklarata e

Një dentist në Tiranë është vënë nën hetim pas humbjes së jetës së një 3-vjeçari në Tiranë.

Prindërit kanë denoncuar dentistin 70-vjeçar Roland Xhaxho, pasi ka mjekuar në mënyrë të pakujdesshme në klinikën e tij private, djalin 3-vjeçar, i cili pas mjekimit ka shfaqur komplikacione. Pas tre ditësh 3-vjeçari ka humbur jetën në spital.

Prindërit pretendojnë se arsyeja ka qenë pikërisht mjekimi që ka marrë fëmija te dentisti pasi fëmija ka shfaqur komplikacione menjeherë pas mjekimit.

Mbi dentistin 70-vjeçar Xhaxho rëndon akuza për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm”.

Babai i fëmijës 3 vjeçar,  Guri Spahiu ka thënë në polici se para tre ditësh ka çuar në një klinikë dentare private në rrugën e Kavajës për mjekim djalin dhe mjeku  dentist,  Roland Xhaxho i  ka bërë anestezi totale për të kryer ndërhyrjen për rregullimin e dhëmbëve.

Pasi ka përfundur ndërhyrjen dentare nga klinika dentare mjeku desnit i ka kërkuar që djalin ta marrë e ta çojë në banese duke i rekomanduar edhe mjekimin që duhet të merrte. 

Pasi kanë shkuar në banese femija ka filluar të ndihet keq. Prindërit e shqetësuar kanë marrë kliniken private në telefon por nuk i është përgjigjur njeri.

Duke parë gjendjen e fëmijës që po përkeqësohej ata e kanë çuar në spitalin pediatrik të cilët duke parë gjendjen jo të mirë të femijës e kanë dërguar në reminacion. Me gjithë përpjekjet e mjekëve që ta kthejnë në jete për dy ditë rresht fëmija ka ndërruar jetë në spital.

roland xhaxho guri spahiu

Lini një Përgjigje