TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Shkurt 2026, 12:48

Juglindja në izolim total prej 8 ditësh, asnjë afat për hapjen e rrugës

Shkruar nga Pamfleti

Juglindja në izolim total prej 8 ditësh, asnjë afat për

Prej tetë ditësh, juglindja e vendit vijon të mbetet e izoluar pas shembjes së aksit Librazhd–Pogradec, ndërsa ende nuk kanë nisur punimet për hapjen e një rruge alternative.

Në segmentin e dëmtuar po punohet për largimin e masivit të dherave që mbuloi platformën e Korridorit VIII. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), ndërhyrjet në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës” vijojnë edhe gjatë natës, me qëllim pastrimin e trupit të rrugës së rrëshqitur dhe marrjen e kampionëve gjeologjikë.

Megjithatë, ARRSH nuk ka dhënë një afat konkret për rikthimin e qarkullimit apo për lidhjen e Tiranës me juglindjen. Institucioni bën të ditur se “priten të fillojnë punimet për trupin e rrugës alternative pas përfundimit të rishikimit të projektit në këtë zonë”, pa specifikuar kohëzgjatjen e këtij procesi.

Nga vëzhgimi në terren, në zonë shihen kamionë dhe eskavatorë të kompanisë kontraktuese “ANK”, të angazhuar në largimin e inerteve të përdorura më herët për ndërtimin e Korridorit VIII.

Bllokimi i këtij aksi ka prekur jo vetëm qarkun e Korçës, por edhe disa fshatra në zonat e Përrenjasit dhe Librazhdit. Banorë të shumtë janë të detyruar të lëvizin në këmbë çdo ditë, mes pluhurit dhe kushteve të vështira, për të arritur në destinacionet e tyre.

1 Komente

  1. s
    sALAH

    Shqiptarët janë shumë budallenj për të ndërtuar pa gjeologji dhe inxhinieri; ky është problemi kur e vetmja gjë që dinë është grabitja e tokës dhe falsifikimi i dokumenteve. Çdo ministër është idiot me diploma të falsifikuara, dhe Edi Rama, si çdo idiot tjetër, nuk ka mësuar asnjë zanat. Gjeologjia mësohej edhe në universitet.

    Lini një Përgjigje