TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Qershor 2026, 00:04

Kaos në autostradën Tiranë-Durrës, protestuesit nuk ndalin marshimin

Shkruar nga Pamfleti

Kaos në autostradën Tiranë-Durrës, protestuesit nuk ndalin

Marshimi i protestuesve në ditën e 15-të të mobilizimit vijon ende në autostradën Tiranë-Durrës, ku prej disa orësh njëri krah i qarkullimit mbetet i bllokuar nga mijëra qytetarë që vazhdojnë ecjen në grup.

Protestuesit avancojnë përgjatë autostradës, por herë pas here ndalojnë dhe ulen në asfalt, duke krijuar momente simbolike proteste që zgjasin disa minuta, për t'u ngritur më pas dhe për të vijuar sërish marshimin.

Atmosfera mbetet e njëjtë, ndërsa thirrjet kundër qeverisë dhe klasës politike vijojnë të dëgjohen gjatë gjithë itinerarit. Pankartat, brohoritjet dhe bllokimi i një prej akseve më të rëndësishme rrugore të vendit kanë shoqëruar protestën gjatë gjithë mbrëmjes.

Për shkak të marshimit, njëri krah i autostradës vijon të jetë i bllokuar prej disa orësh, duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh dhe vështirësi në qarkullim.

Ndërkohë, organizatorët dhe protestuesit nuk kanë bërë ende të ditur se deri në cilën pikë do të vijojë marshimi, ndërsa qytetarët vazhdojnë të ecin dhe të ndalojnë periodikisht përgjatë autostradës.

1 Komente

  1. G
    Gj.Kola

    Protesta të tilla nuk mund të jenë të imorovizuara. Pa' diskutim që ka organizues me pervojë.....

    Lini një Përgjigje