
Alda Klosi, ish-zyrtarja e Financave e akuzuar për “pastrim parash” dhe “deklarim të rremë të pasurisë”, kërkon të lirohet nga qelia dhe caktimin e masës ‘arrest shtëpie’ duke dhënë argumente se ishte e gatshme që t’i përgjigjej hetimeve.
Përmes avokatit të saj Klosi mbrojti këtë kërkesë për faktin se duhej të ishte në banesë për shkak se duhej të kujdesej për nënën e saj të verbër dhe djalin e saj të mitur.
Shkak i shtyrjes është bërë fakti se gjyqtari është i angazhuar në seanca të tjera të dhënies së masave të sigurisë.
Ish-zyrtarja e Kryeministrisë, e cila po mbahet në paraburgim nën dyshimet për pastrim parash, fshehje pasurie dhe deklarimit të rremë para oficerit të policisë gjyqësore. Ish-zyrtarja e lartë e Kryeministrisë ka vendosur t’i qëndrojë besnike versionit të saj të mëhershëm, se në shtëpinë e saj janë vjedhur 120 mijë euro 30 mijë dollarë dhe disa bizhuteri, ndërsa dyshimet thotë se i kishte të pastruesja Rozeta Dobi.
Por, ndërkohë është pastruesja, e cila rrëfen se paratë janë të ish-zyrtares së lartë dhe se ja la t’i ruante e në bashkëpunim me të inskenuan vjedhjen, me qëllim që Alda Klosi të akuzonte ish-burrin e saj me të cilin kishte përplasje.
Dëshmitë e dy grave janë tërësisht të kundërta ndaj prokuroria ka thelluar hetimet, me qëllim që të mund të provojë se paratë i përkasin ish-drejtoreshës së koncesioneve, si dhe të sqarojë rolin e pastrueses rozeta Dobi të djalit të saj, Havierit. Nënë e bir vijojnë të mbahen në paraburgim nën dyshimet për akuzën e vjedhjes.
Lini një Përgjigje