TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Qershor 2026, 12:58

Kontroll në burgun e Durrësit, policia sekuestron një celular

Shkruar nga Pamfleti
Kontroll në burgun e Durrësit, policia sekuestron një celular
Celulari i sekuestruar

Kontrollet e shtuara në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Durrës kanë zbuluar një tjetër rast të tentativës për futjen e sendeve të ndaluara në ambientet e burgut.

Rreth orës 09:20, gjatë kontrollit fizik dhe atij me skaner të ushtruar ndaj familjarëve që hynin për takime me të dënuarit, u konstatua një aparat celular në xhaketën e shtetases me iniciale Z.K.

Sipas informacionit paraprak, gruaja kishte shkuar për të takuar djalin e saj, Alfred Bala, i cili ndodhet në Godinën A të burgut të Durrësit.

Pas konstatimit të telefonit celular, autoritetet hartuan procesverbalet përkatëse dhe njoftuan Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sistemit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (AMSEVP) për vijimin e procedurave ligjore.

Rasti po ndiqet nga strukturat përgjegjëse për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes.

 

Lini një Përgjigje