TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Shkurt 2025, 10:16

Kryeministri ngatërron institucionet shtetërore me dhomën e gjumit? Shokon ish-zëvendës ministri: Hyri me të mbathura në zyrë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kryeministri ngatërron institucionet shtetërore me dhomën e

Në një kohë anormale, çdo gjë është normale! Por edhe ‘anormaliteti’ ka disa limite. Nëse shihni kryeministrin e shtetit duke shëtitur me ‘brekë nëpër këmbë’ brenda zyrave të kryeministrisë si do ju dukej? Në rastin më të mirë, një ‘kokë e çmendur’ shteti. Në rastin më të keq, në dorë të kujt kemi rënë!

Nuk është fantazi! Ish-zv/ministri i Arsimit, Taulant Muka, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një interviste në emisionin e moderuar nga Flavio Qarri në Syri Tv, duke pretenduar se kryeministri Edi Rama është futur në zyrën e shefes së kabinetit të tij vetëm me të brendshme. Po, e lexuat mirë, me të mbathura nëpër këmbë.

Muka e cilësoi këtë ngjarje si një tregues të një klime të papërshtatshme brenda institucioneve shtetërore dhe ngriti dyshime mbi etikën dhe sjelljen e drejtuesve të lartë.

Gjatë intervistës, ai shtroi gjithashtu shqetësime të thella mbi ndikimin e kësaj kulture në sistemin e edukimit dhe profesionalizmin e administratës publike.

Sipas tij, një sjellje e tillë nuk është e denjë për një lider shtetëror dhe dërgon një mesazh të gabuar te qytetarët dhe punonjësit e institucioneve arsimore.

Siç thotë dhe një fjalë e urtë popullore: Peshku qelbet nga koka!

E ‘koka’ e shtetit tonë ka mbi 12 vjet që është qelbur…

edi rama mbathje

Lini një Përgjigje