Aktualitet31 Maj 2023, 18:21

Yuri Kim mesazh organeve të drejtësisë: Shkëputuni nga mënyrat e vjetra, reforma duhet të ecë pavarësisht presioneve  

Shkruar nga Pamfleti
Yuri Kim mesazh organeve të drejtësisë: Shkëputuni nga
Kim me kryetaren e KLGJ

Reforma në drejtësi duhet të vazhdojë të zbatohet në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara dhe zyrtarët duhet të veprojnë me integritet pavarësisht kërcënimeve dhe nxitjeve...

Ambasadorja Yuri Kim ka dhënë një mesazh të fortë për organet e drejtësisë. Ajo u takua sot me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor për t’i falënderuar për bashkëpunimin e tyre gjatë tre viteve e gjysmë që ajo shërbeu si ambasadore. Duke qenë se shumë shpejt Kim do të largohet, ajo kërkoi nga KLGJ dhe organet e tjera që të promovojnë figura të pastra dhe jo individë të korruptuar.

Ambasadorja Yuri Kim u takua sot me Këshillin e Lartë Gjyqësor për t'i falënderuar për bashkëpunimin e tyre gjatë tre viteve e gjysmë të fundit dhe për t'i nxitur ata që të ngulmojnë. Ajo pohoi sërish mbështetjen e fortë të SHBA për KLGJ-në dhe institucionet e tjera të drejtësisë dhe u bëri thirrje anëtarëve të KLGJ-së që të përmbushin detyrën e tyre me integritet dhe pavarësi. Ajo i kërkoi KLGJ-së të plotësojë sa më shpejt tre vendet e mbetura në Gjykatën e Lartë me gjyqtarët më të kualifikuar. Ajo theksoi gjithashtu pritshmëritë e SHBA që KLGJ të zgjedhë gjyqtarë me integritet dhe aftësi profesionale për Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe gjykatat më të ulëta”, njofton ambasada e SHBA.

Kim është ndalur sërish te thirrjet që ka bërë kohë më parë, duke deklaruar se ka nga ata që nuk e duan reformën. Por ajo ka kërkuar që të hiqet dorë nga modelet e vjetra të të bërit drejtësi.

Është koha për t’u shkëputur nga mënyrat e vjetra. Reforma në drejtësi duhet të vazhdojë të zbatohet në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara dhe zyrtarët duhet të veprojnë me integritet pavarësisht kërcënimeve dhe nxitjeve”, tha ambasadorja Kim në KLGJ.

KLGJ ka në dorë emërimin e gjyqtarëve në vend dhe Kim duket se u ka “tërhequr veshin”, duke ja u bërë të qartë se tani që do mbarojë vetingu, e kanë ata në dorë të emërojnë persona me integritet.

kim klgj reforma