TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Dhjetor 2025, 13:42

Mario Përlleshaj u dënua me 16 vite burg, flet babai i Martin Canit: Shkolla është shkaku, nuk më njoftoi për sherrin

Shkruar nga Pamfleti

Mario Përlleshaj u dënua me 16 vite burg, flet babai i Martin Canit:

Babai i Martin Canit ka folur sërish lidhur me ngjarjen e rëndë. Mario Përlleshaj, autori i vrasjes së 14-vjeçarit, u dënua me 16 vite burg.

Ëngjëll Cani u shpreh se shkolla është shkaku i parë i kësaj ngjarjeje, pasi nuk i ka dërguar asnjë mesazh as për ta lajmëruar për sherrin që kishte ndodhur mes tyre.

Shkolla është shkaktari i parë i kësaj ngjarje. Unë shkollën e kisha 5 minuta larg nga puna ku punoja. Një mesazh mund të shpëtonte jetë. Unë mund të shkoja ta merrja djalin. Një mesazh i tyre mund të kishte shpëtuar një jetë”, tha babai i Martinit.

Nga ana tjetër avokati i familjes Cani, Redi Ramaj që ka ndjekur hap pas hapi çështjen, ka deklaruar se do ta dërgojnë çështjen në Gjykatën e Apelit, por jo vetëm.

“Pavarësisht dënimit përfundimtar me 16 vite, nuk kishin rëndësi për ne vitet, e rëndësishme është të bëhet drejtësi dhe të jepet mesazhi i qartë që drejtësia funksionon. Njerëzit janë më të pambrojturit.

Rastet më të fundit tregojnë se i kemi lënë fëmijët në mëshirë të fatit. Jemi në kushtet ku kemi gjetur një formë drejtësie.

Ministria e Arsimit duhet të kishte deklaratë të vazhdueshme rreth kësaj ngjarjeje, por nuk ka ndodhur. Duhet të ishin marrë masa rreth futjes së sendeve të paligjshme nëpër shkolla. Ju e thatë kemi pasur pengesa të mëdha. Shkolla nuk e ka raportuar ngjarjen për të mbrojtur emrin e shkollës, është për të vënë duart në kokë. Ata nuk kërkuan as ndjesë, nuk mbajnë përgjegjësitë e veta, e shmangën këtë ngjarje e bënë sikur s’ka ndodhur gjë. Kjo sjell ngjarje të tjera që tashmë janë të përsëritura. Ne kemi dështuar si shoqëri me këtë rast.

Do të kemi tjetër përballje në Gjykatën e Apelit. Do të ndjekim rrugën civile të dëmshpërblimit dhe dëmshpërblimit të të gjitha institucioneve që janë përgjegjëse për vrasjen e Martin Canit”, tha avokati Ramaj për “TCH”.

Lini një Përgjigje