TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Mars 2026, 11:02

Lufta në Lindjen e Mesme bllokon gjyqet në GJKKO, Ëngjëllushe Tahiri në Dubai; shtyhen 3 seanca

Shkruar nga Pamfleti
Lufta në Lindjen e Mesme bllokon gjyqet në GJKKO,
Gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri

Seanca gjyqësore për dosjen “Plumbi i Artë” është shtyrë për herë të dytë, për shkak të mungesës së relatores së çështjes, gjyqtares Ëngjëllushe Tahiri, e cila prej disa ditësh ndodhet në Dubai.

Gjatë seancës së kësaj të enjteje, anëtari i trupës gjykuese, Besmir Stroka, pasi verifikoi praninë e palëve në sallë, njoftoi mungesën e Tahirit dhe vendosi shtyrjen e seancës.

Seanca e radhës për këtë çështje është caktuar të mbahet më 10 mars, në orën 10:00.

Ndërkohë, edhe tre seanca të tjera gjyqësore gjatë ditës së sotme janë shtyrë për të njëjtën arsye, pasi gjyqtarja Tahiri ndodhet jashtë territorit të vendit që prej fillimit të javës dhe për shkak të luftës në Lindjen e Mesme nuk ka mundur të kthehet. 

lufta në lindjen e mesme gjkko engjellushe tahiri

Lini një Përgjigje