TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Qershor 2026, 11:46

Matura Shtetërore/ Mbi 26 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të Matematikës

Shkruar nga Pamfleti
Matura Shtetërore/ Mbi 26 mijë maturantë i nënshtrohen sot
Nxënësit në provimin e matematikës

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë Shqipërinë po zhvillojnë sot provimin e Matematikës, testin e tretë dhe të parafundit të Maturës Shtetërore 2025. Provimi ka nisur në orën 10:00 dhe pritet të përfundojë në orën 12:30.

Ministria e Arsimit ka përcaktuar një sërë rregullash që duhet të respektohen nga maturantët gjatë testimit. Në ambientet e provimit ndalohet përdorimi i telefonave celularë, orëve inteligjente dhe çdo pajisjeje tjetër elektronike që mund të cenojë integritetin e procesit.

Nxënësit duhet të paraqiten me dokument identifikimi, kartë ID ose pasaportë, si dhe të kenë me vete dy stilolapsa, një vizore të vogël, makinë llogaritëse të thjeshtë dhe një shishe me ujë. Sa i përket kodit të veshjes, preferohet uniforma e shkollës, ndërsa në rastet kur ajo mungon lejohen veshje të thjeshta, si bluzë dhe xhinse.

Provimi po zhvillohet në 144 qendra testimi të ngritura në shkolla në të gjithë vendin. Për administrimin dhe mbarëvajtjen e procesit janë angazhuar 2.087 mësues administratorë dhe 170 monitorues të Ministrisë së Arsimit.

Pas përfundimit të testimit, 650 vlerësues do të angazhohen në korrigjimin e tezave dhe vlerësimin e rezultateve. Provimi i Matematikës konsiderohet një nga testet më të rëndësishme të Maturës Shtetërore, pasi rezultatet ndikojnë drejtpërdrejt në garën e maturantëve për pranimin në programet universitare.

matura shteterore provimi i matematikes

Lini një Përgjigje