TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Qershor 2026, 10:46

Seanca në themel në GJKKO, Veliaj refuzon të marrë pjesë

Shkruar nga Pamfleti
Seanca në themel në GJKKO, Veliaj refuzon të marrë
Foto: Altin Dumani dhe Ols Dado

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka nisur këtë të mërkurë seanca e parë e gjykimit në themel për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, si dhe për të pandehurit e tjerë në dosje që kanë zgjedhur të gjykohen me procedurë të zakonshme.

Gjatë seancës, Veliaj ka bërë me dije përmes një deklarate se nuk do të jetë i pranishëm në sallën e gjyqit.

“Nuk do të jem i pranishëm pasi SPAK nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës për të dorëzuar fashikujt e munguar dhe provat dixhitale dhe të mundesojë të marr pjesë si njeri i lirë në sallën e gjyqit. Kërkoj të përfaqësohem nga avokati Plarent Ndreca”, ka deklaruar Veliaj.

Kryebashkiaku ka ngritur më herët shqetësime lidhur me aksesin në materialet hetimore, duke pretenduar se nuk i janë vënë në dispozicion të gjitha aktet e dosjes. Po ashtu, ai ka kundërshtuar mënyrën e paraqitjes së tij në sallën e gjyqit, duke e cilësuar mbajtjen në kafazin e xhamit si të paligjshme dhe diskriminuese.

Seanca pritet të vijojë me shqyrtimin e çështjeve procedurale dhe paraqitjen e qëndrimeve nga palët në proces.

Lini një Përgjigje