Avokat Spartak Ngjela ka komentuar sulmin me armë ndaj “Top Channel”.
Sipas Ngjelës ishin plumba drejtuar fjalës së lirë, sulm për të cilin policia duhet të reagojë me të gjithë fuqinë e saj. Nga ana tjetër ai duket se i dërgoi mesazh edhe kryeministrit.
“Është goditur me plumba “Perandori”. Në Shqipëri është e vështirë që të zbardhen krimet. Në faktin që jemi përballë një faktori që mund të kenë influencuar në këtë, se mund të jetë dhe krim i rrugës, vjen një e thotë dua kaq para, këta s’ja japin e ai i gjuan.
Zgjidhjen e ka në dorë kryeministri. Mendja njerëzore nuk është larguar ende nga simbolika”, tha Ngjela.
Një ditë më parë vendi u trondit nga një sulm me armë ndaj godinës së Top Channel, ku për pasojë vdiq roja i objektit Pal Kola, 60 vjeç.