TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Shkurt 2026, 07:13

Moti merr kthesë, ulen ndjeshëm temperaturat

Shkruar nga Pamfleti
Moti merr kthesë, ulen ndjeshëm temperaturat
Parashikimi i motit për sot

Ditët me shi duket se kanë marrë fund, për t’ia lënë vendin motit me diell, por me temperatura të ulëta.

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet kryesisht i kthjellët, vranësira deri mesatare në relievet malore në lindje në pjesën e parë të ditës.

Ndërkohë do të ketë ngrica përgjatë akseve rrugore malore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 14 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 3-4 ballë.

parashikimi i motit për sot ulen ndjeshëm temperaturat

Lini një Përgjigje