
Ministria e Kulturës ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të gazetarit Artur Zheji. Sipas saj, kujtimi i tij do të mbetet jo vetëm në media, por edhe në art, pasi ka lënë gjurmë si regjisor dhe autor i disa veprave artistike.
“Lajm i hidhur i ndarjes nga jeta të gazetarit, publicistit dhe analistit të njohur Artur Zheji (1961–2025)!
Zheji u shqua për kontributin e tij në fushën e medias dhe publicistikës, si dhe në artin skenik, ku ka lënë gjurmë si regjisor dhe autor i veprave artistike.
Trashëgimia e tij profesionale mbetet pjesë e historisë së gazetarisë dhe kulturës shqiptare. Ngushëllime familjes, kolegëve dhe komunitetit mediak”, shkruan ministria.
Lini një Përgjigje