TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Maj 2025, 10:44

Ndërron jetë ish kreu i Kadastrës, Artan Lame

Shkruar nga Pamfleti
Ndërron jetë ish kreu i Kadastrës, Artan Lame
Artan Lame

Ish kreu i Kadastrës, Artan Lame ka ndërruar jetë papritur në Gjermani, pas një ndëhyrje të vështirë në zemër.

Ai humbi jetën pas daljes nga gjendja e komës.

Lame ka qenë drejtues i lart i shtetit shqiptar si zëvendësministër apo drejtor i Agjensisë së Kadastrës dhe Legalizimeve.

Artan Lame prej vitit 2013 drejtoi ALUIZN-in, ndërsa nga viti 2019 mori drejtimin e Kadastrës Shqiptare, duke u bashkuar ALUZNI me Hipotekën.

Pasioni i tij i rrallë ishte historia dhe renditet një ndër koleksionistët më të mirë të vendit.

Ndarja nga jeta në moshë të re është një humbje e madhe për familjen dhe shoqërinë shqiptare.

Lini një Përgjigje