
Enkeleda Lleshi, një prej zyrtareve të arrestuara nga bashkinë e Bulqizës për abuzimin me tenderin për ujësjellësin, në dëshminë e saj është shprehur se nuk ishte më nënkryetare e bashkisë.
Mësohet se Lleshi është shprehur se ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetares për shkak të volumit të lartë të punës dhe aktualisht punonte në një drejtori të këtij institucioni.
“Kam zbatuar ligjin, nuk kam shkelur asnjëherë detyrën. Kam dhënë dorëheqjen nga nënkryetare dhe punoj në një drejtori në bashki. Nuk e përballoja dot volumin e madh të punës”, tha Lleshi.
Ndaj kryebashkiakut Alla dhe nënkryetares Lleshi rëndojnë akuzat për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Ndërkohë, ndaj të afërmit të Allës, Aqif Konesha rëndon akuzat për veprë penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Po për falsifikim dokumentesh akuzohen edhe dy administratorët, Rasim Daci dhe Kastriot Ibrahimaj, ky i fundit është lënë në arrest shtëpie.