Aktualitet13 Shkurt 2024, 12:36

“Nëse e nxjerrin nga burgu, do ta vras”, nëna e Sibela Abedinit: U betova te arkivoli i saj që do marr hak

Shkruar nga Pamfleti

“Nëse e nxjerrin nga burgu, do ta vras”, nëna e Sibela

Nëna e 27-vjeçares Sibela Abedini, e cila vrau veten pas publikimit të fotove intime në Tik Tok ka kërcënuar publikisht Altin Çokun.

Nëna e viktimës tha se kërkon drejtësi për vajzën e saj. Ajo shprehet se nëse shteti nuk zbardh të vërtetën dhe nuk dënon 39-vjeçarin, do marrë hak ndaj tij. Nëna e Sibelës rrëfen se ky është premtimi që ka bërë ndaj vajzës së saj.

“Punova dy ditë aty, më pas gjeta një punë tjetër në Bathore. Goca më tha; meqë ke këtë punën tjetër, po shkoj unë aty. Ditën e parë shkoi me gocën, i dha 20 mijë lekë. Ditën tjetër shkoi vetëm, dhe nuk i kishte dhënë lekë gocës se do nxirrte gjoja gruan nga spitali. Ditën e dytë i dha një çantë me lodra për mbesën. Më tha; kur të vi do t’i jap lekët. I thashë mos shko më se do të gjejmë një punë tjetër. Vajza nuk ishte e shqetësuar, ishte e qetë. Ditën e shtunë pasdite nga ora 5 erdhi motra nga puna dhe po bënte foto me Ambrën. Nuk më tha asnjë reagim se kishte shqetësim. Dje kam qenë në policinë e Kamzës dhe i kam thënë; nxirreni nga burgu. Ai në TikTok ka thënë se do të dalë se është me arkivol. Nëse shteti nuk bën gjë, me këto duar, do ta bëj copa-copa dhe kufoma do të dorëzohet në Policinë e Kamzës, është betim që i kam dhënë te varri vajzës. Djalin dhe vajzën nuk e fus, vetë me këto duar. Nëse shteti e nxjerr atë nga burgu se është me kartelë dhe është pa lekë, unë do marr hak”, tha nëna e 27-vjeçares për “News 24”.