Aktualitet22 Shkurt 2024, 22:42

“Nuk gjen paqe”, rrëfehet snajperisti i penduar: Kush vret, vritet pa gëzuar jetën!

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk gjen paqe”, rrëfehet snajperisti i penduar: Kush vret,

Një vrasës me pagesë ka vendosur të flasë, pasi është penduar për vrasjen që ka bërë.

Ai është shprehur se ndjehet i frikësuar dhe shtoi se kush vret, vritet pa gëzuar jetën.

Ndër të tjera, ai bëri thirrje që askush të mos futet në këtë “valle”.

Kam frikë. Nuk fle dot. Nuk jam njeri unë. Mos u fusni në këtë vallë, s’e nuk e keni të gjatë. Nga gjaku sytë, si të hapura, si të mbyllura. Kush vret, vritet pa gëzuar jetën. Vetëm mos më shit vëlla, se dorëzohem vetë në shtet. Duhet të gjejmë një njeri të besuar. Kam dy llafe për çunat si puna ime. Kur e ke viktimën në shënjestër, mos kujto se je vetëm. Ke pushkë dhe dylbi mbrapa koke. I kam shpëtuar dy herë, por herën e tretë nuk e di. Mos iu fut kësaj valleje vëlla, se vetëm gjak, kaq di të them. Shteti është i vështirë, duhet të gjej një njeri të besuar”, deklaroi i penduari në emisionin “360 gradë” në ABC News.