TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Nëntor 2025, 21:23

"Nuk ka persona të paprekshëm në Shqipëri", Altin Dumani: Për ne ka rëndësi prova dhe jo emri

Shkruar nga Pamfleti

"Nuk ka persona të paprekshëm në Shqipëri", Altin

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka folur lidhur me punën e Prokurorisë së Posaçme teksa ka dhënë një mesazh të qartë kundër pandëshkueshmërisë.

Teksa ka bërë bilancin e tre viteve në drejtimin e institucionit, Dumani theksoi se vlerësimi nëse mandati i tij është historik apo jo u takon qytetarëve e palëve të treta dhe jo atij vetë.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse SPAK po trondit politikën dhe krimin, Dumani theksoi parimin themelor të punës së prokurorisë: Në drejtësi nuk ka persona të paprekshëm.

“SPAK që nga krijimi i tij 6 vite më parë, ka treguar se ka dhënë shenja se nuk ka të paprekshëm. Të gjithë janë të barabartë para ligjit, pavarësisht funksionit që ata kanë, politik, publik apo fuqisë financiare që mbartin”, tha Dumani për RTSH.

Ai hodhi poshtë akuzat për selektivitet, duke besuar se këto vite kanë vërtetuar që SPAK është i aftë të ushtrojë ndjekjen penale ndaj çdo subjekti. Për të provuar suksesin, Dumani u shpreh se duhet pritur edhe vulosja e vendimeve në gjykata.

“Tani vendime të para të formës së prerë kanë ardhur. Kemi zyrtarë shumë të lartë, të lartë që janë dënuar me vendime të formës së prerë të gjykatave”, u shpreh kreu i SPAK.

Altin Dumani theksoi se puna e tyre nuk kufizohet vetëm në luftën kundër korrupsionit, por përfshin krimin e organizuar dhe terrorizmin, fusha ku ka pasur bashkëpunim të suksesshëm me agjencitë ndërkombëtare të zbatimit të ligjit në Evropë, SHBA dhe Rajon.

Sa i përket prioriteteve në hetime, Dumani ishte kategorik, teksa tha se SPAK fokusohet tek prova dhe jo tek emri.

“Ne nuk i ndajmë hetimet sipas përkatësisë politike dhe funksioneve publike, por për ne është e rëndësishme prova. Për prokurorët e SPAK është e rëndësishme prova dhe jo emri”.

Ai shtoi se periudha 3-vjeçare në drejtimin e tij ka koinciduar me rritje të numrit të hetimeve për organizata dhe grupe kriminale, duke u përpjekur gjithmonë për hetime shteruese dhe respektim të të drejtave të të pandehurit.

1 Komente

  1. X
    Xgezim zenunaj

    Nuk Jena repupelik prokuroresh qe te shine gjera PA velere po Jena Repupelike Parlamentare qe veperon sipas ligjit qe ka ba ligje kunder Vrasejeve dhe kushe vejedhe sheetin e Jo kush vodhi pulen apo vezen e pe a po se pe

    Lini një Përgjigje