![]()
Nesër qytetarët do të protestojnë para Kuvendit të Shqipërisë kundër projektligjit për Barazinë Gjinore, i cili sipas organizatorëve konsiderohet “antikombëtar, antifamilje dhe antifëmijë”.
Njoftimi për protestën është bërë nga Koalicioni Shqiptar për Familjen dhe Jetën dhe do të mbështetet gjithashtu nga opozita. Shpërndarja e njoftimit ka ardhur edhe nga kreu i PD, Sali Berisha.
Tubimi paqësor është thirrur për orën 09:30. Organizatorët theksojnë se protestuesit do të mblidhen për të mbrojtur familjen, fëmijët dhe traditat shqiptare, duke kundërshtuar ndryshimin e nocioneve burrë-grua dhe projektligjin që sipas tyre “kërcënon kulturën shqiptare dhe vlerat tradicionale”.
Njoftimi i plotë
Nesër përpara Kuvendit të Shqipërisë!
Së bashku për fëmijët, familjen, atdheun!
Ju ftojmë të na bashkoheni nesër, ora 09:30, në një tubim paqësor përpara Kuvendit të Shqipërisë, te rruga e Elbasanit!
Nesër Kuvendi i Shqipërisë do të sjellë për votim, projektligjin antikombëtar, antifamilje dhe antifëmijë, Projektligjin Për barazinë gjinore!
Për shkak të një krimi kundër traditës shqiptare, ndryshimit me dhunë të nocioneve burrë-grua, tradhtisë që Parlamenti ka bërë ndaj qytetarëve shqiptarë, duke futur për votim këtë projektligj që kërcënon fëmijët, familjet dhe kulturën shqiptare, duhet të mblidhemi së bashku!
Është koha të qëndrojmë për familjen!
Është koha të qëndrojmë për fëmijët!
Është koha të qëndrojmë për atdheun!
Lini një Përgjigje