Aktualitet18 Maj 2024, 17:47

“Operacioni i SPAK, shou propagandistik!”, Noka akuza Dumanit: Aksioni u dekonspirua, gjithë Lezha e dinte se do arrestohej Arben Ndoka

Shkruar nga Pamfleti

“Operacioni i SPAK, shou propagandistik!”, Noka akuza Dumanit:

Sekretari i Përgjithshëm i Rithemelimit, Flamur Noka e ka konsideruar show propagandistik megaoperacionin e SPAK, ku u lëshuan 50 urdhër arreste dhe u goditën 7 grupe të strukturuara kriminale.

I ftuar në emisionin 'Kjo javë' në News 24Noka u shpreh se sipas tij SPAK bën operacione për të rregulluar imazhin, ndërsa theksoi se operacioni i dekonspiruar.

“E dinte gjithë Lezha se do arrestohej Arben Ndoka, prandaj u arratis, është operacion i dekonspiruar”, u shpreh Noka.

Ndër të tjera, deputeti demokrat tha se ka 50 urdhër-arreste dhe asnjë i arrestuar përtej burgjeve. Ai tha se në vendin tonë nuk ka drejtësi, por vetëm padrejtësi.

Noka shtoi më tej se Sali Berisha është i burgosur politik, dhe se sipas tij, kreu i SPAK Altin Dumani po sulmon personalisht ish-kryeministrin Sali Berisha, Ilir Metën dhe Fatmir Mediun.

"Sali Berisha është i burgosur politik, ndodhet me masë sigurie pa asnjë akuzë. Unë e quaj SKAP, sepse që ditën e parë e vërtetua që nuk është SPAK. Struktura e Posaçme ka amnistuar krimin elektoral.

SPAK bën operacione për të rregulluar imazhin. SKAP është ai që korrupsionin madhor nuk e kap, por nëse tre veta pijnë hashash në lagje quhet organizatë kriminale. Sali Berisha që është simbol i antikorrupsionit dhe antikrimit është i burgosur politik.

Dumani po sulmon personalisht Berishën, Mediun, Metën. Ka 11 vjet që qeveria vjedh dhe nuk heton. Operacioni i SPAK është shou propagandistik. Të gjitha bandat që u hetuan nga Forca e ligjit, merrnin pjesë në vjedhje votash.

Ka 50 urdhër-arreste dhe asnjë i arrestuar përtej burgjeve. Ky operacion u dekonspirua, e dinte gjithë Lezha se do arrestohej Arben Ndoka, prandaj u arratis, është operacion i dekonspiruar. Nuk ka drejtësi këtu, por vetëm padrejtësi", tha Noka.